Kriza në Ukrainë
Merkel nuk pendohet për deklaratat e saj për Putinin dhe luftën në Ukrainë
Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur deklaratat e saj në trajtimin e Vladimir Putin.
Në intervistën e saj të parë që nga përfundimi i detyrës, ajo tha se nuk kishte asgjë për të kërkuar falje për përgjigjen e saj ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur ajo mbështeti sanksionet. Ajo gjithashtu mbrojti kundërshtimin e saj kur ishte në detyrë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
“Procesi i paqes i dha kohë Ukrainës për t’u zhvilluar si komb dhe për të forcuar ushtrinë e saj. Nuk kam pse të fajësoj veten që nuk jam përpjekur mjaftueshëm. Nuk e shoh se duhet të them ‘ishte e gabuar’ dhe prandaj nuk kam asgjë për të kërkuar falje”, argumentoi ajo, përcjell Albinfo.ch.
Ajo gjithashtu mbrojti kundërshtimin e saj kur ishte në detyrë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO në vitin 2008, duke deklaruar se donte të parandalonte përshkallëzimin me Rusinë dhe sepse vetë Ukraina nuk ishte gati.
“Kjo nuk ishte Ukraina që ne njohim sot. Vendi nuk ishte i qëndrueshëm, ishte i mbushur me korrupsion”.
Merkel është akuzuar se e ka lënë Gjermaninë të pambrojtur duke ndjekur marrëdhëniet e udhëhequra nga biznesi me Rusinë.
Tubacioni Nord Stream 2 për të transportuar gazin natyror rus direkt në Gjermani u ndërtua, ndërsa ajo ishte kancelare dhe u pezullua vetëm nga pasardhësi i saj, kancelari Olaf Scholz, pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën më 24 shkurt.
Nën presionin për të vendosur sanksione të reja të rrepta mbi pushtimin, Gjermania po përpiqet të reduktojë varësinë e saj nga energjia ruse pa dëmtuar ekonominë e saj.
Por zonja Merkel tha se Evropa dhe Rusia ishin fqinjë që nuk mund ta injoronin njëri-tjetrin. “Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar pavarësisht nga të gjitha dallimet tona”, tha ajo.
Pushtimi ishte “jo vetëm i papranueshëm, por edhe një gabim i madh nga Rusia”, i tha ajo gazetarit gjerman, Alexander Osang, në një intervistë të transmetuar nga transmetuesi ARD.
“Nëse fillojmë të kthehemi pas në shekuj dhe të debatojmë se cila pjesë e territorit duhet t’i kujt, atëherë do të kemi vetëm luftë. Ky nuk është asnjë opsion”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












