Kosova
Edi Rama përmend Kosovën në OKB: 20 mijë gra u dhunuan mizorisht
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në Nju Jork. Shqipëria do të mbajë për një muaj Presidencën e organizatës më të rëndësishme për sigurinë në botë.
Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar foli për llogaridhënien ndërkombëtare dhe kërkoi nga të gjithë gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit që pandëshkueshmëria të mos bëhet normë e të mbetet në histori.
Rama foli për ngjarjet në Ukrainë dhe përmendi dhe mizoritë e agresorit jugosllav në Srebrenicë e në Kosovë.
Sipas tij, bota u detyrohet me vepra dhe jo me fjalë viktimave të spastrimit etnik.
“Kolegë, na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Ne duhet të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më. I detyrohemi me vepra e jo me fjalë mijëra viktimave në Srebrenicë. Të gjithë atyre që kanë vuajtur masakra e krime kundër njerëzimit, 20 mijë grave të dhunuara gjatë spastrimit etnik në Kosovë, në 98-99”, tha ndër të tjera Edi Rama.
Pjesë nga fjala e kryeministrit shqiptar në Këshillin e Sigurimit:
Ndërkohë që flasim dhe theksojmë nevojën për të zbatuar normat e përbashkëta, të gjithë jemi të vetëdijshëm që jemi në një stres të jashtëzakonshëm. Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar për mungesën e progresit, për mungesën e realizimit, dhe shkelësit që veprojnë të lirë.
Kemi parë sesi minohen shtete të tëra. Rasti i konfliktit 11 vjeçar të Sirisë është tragjik. Duke dështuar të vëmë para përgjegjësisë regjimin sirian, kemi inkurajuar mizori diku tjetër. Por mostrajtimi i mizorive nuk duhet të jetë arsye për të mos vepruar.
Kjo më sjell ndërmend agresionin në Ukrainë. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë, e paligjshme ka sfiduar ekonominë europane. Krime të tmerrshme që kryhen e zbulohen përditë. Kjo kërkon vënien para përgjegjësisë. Shqipëria do të jetë në ballë të përpjekjeve për të vënë në vend drejtësi.
Kolegë, na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Ne duhet të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më. I detyrohemi me vepra e jo me fjalë mijëra viktimave në Serbrenicë. Të gjithë atyre që kanë vuajtur masakra e krime kundër njerëzimit, 20 mijë grave të dhunuara mizorisht gjatë spastrimit etnik në Kosovë, në 98-99.
Pa drejtësi dhe llogaridhënie efektive, normat e përbashkëta do të shuhen. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Duhet që pandëshkueshmëria të mbetet në histori.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











