Kriza në Ukrainë
Kriza e grurit, nëse nuk zgjidhet brenda dy javësh paralajmërohen katastrofa globale
Evropa i ka sytë nga drithi i bllokuar në Ukrainë. Sipas Ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, zgjidhja më e mirë për eksportimin e grurit ukrainas është nisja e një operacioni ndërkombëtar në Detin e Zi me ndihmën e vendeve mike.
Diplomati shtoi se partnerët duhet të jenë të gatshëm të dërgojnë anijet e tyre për të pastruar ujërat dhe për të shoqëruar kalimin e ngarkesave duke filluar nga Odessa.
“Operacioni bëhet i mundur vetëm me një angazhim serioz nga Rusia për të mos përdorur korridorin për të na sulmuar”, tha Kuleba që nënvizoi se për të shmangur pasojat katastrofike, lirimi duhet të bëhet brenda dy javësh, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Prej javësh, miliona tonelata me grurë janë bllokuar në portet e Ukrainës, me Kievin zyrtar që akuzon ushtrinë ruse se po plaçkit sasi të mëdha drithërash.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












