Kosova
Kosovarët, pre e mashtrimit për viza
Ka kohë që kosovarët nga dëshira e madhe për të dalë jashtë vendit, shpeshherë kanë qenë pre e mashtrimeve nga agjencitë e ndryshme dhe nga personat e caktuar, shkruan albinfo.ch.
Ofrimi i kontratave të punës në Gjermani, caktimi i terminit në ambasadat e huaja etj., janë disa nga premtimet e shumë agjencive dhe personave jokompententë.
Qindra kosovarë në dy vjetët e fundit janë raportuar për mashtrime, duke i akuzuar agjencitë e ndryshme, e po ashtu edhe personat e caktuar.
Dëshira e madhe për të ikur nga vendi, për një jetë më të mirë dhe punë me të ardhura më të larta, bënë që shumë kosovarë të besojnë në atë se çfarë u ofrohet nga persona të caktuar apo edhe agjencive që nuk janë të licencuara.
Së fundmi, një person në Skenderaj ka rënë pre i një mashtrimi.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari në këmbim të një borxhi i ka ofruar ankuesit shërbime për dërgim në një vend perëndimor, por nuk e ka mbajtur premtimin.
Pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Skenderaj 27.05.2022 – 12:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën penale të lartcekur. I dyshuari në këmbim të një borxhi i ka ofruar ankuesit shërbime për dërgim në një vend perëndimor, por nuk e ka mbajtur premtimin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








