Kosova
Shqiptarët, këtë vit, me abetare të përbashkët
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, po merr pjesë në konferencën dyditore për mësuesit e gjuhës amtare “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi” në Malmö të Suedisë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, kjo konferencë ka për qëllim që të mbajë gjallë frymën edukuese të mësuesve të gjuhës amtare dhe është organizuar nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Suedi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” në Suedi, transmeton Albinfo.ch.
Në këtë konferencë, ku temë diskutimi është zgjerimi i njohurive mbi mësimdhënien dhe relacionin mes nxënësit-prindit-mësuesit, si dhe mes gjuhës shqipe-suedeze dhe ndonjë gjuhe tjetër, ministrja Nagavci theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mësimin në gjuhën shqipe për fëmijët tanë, pa marrë parasysh ku ata rriten dhe veprojnë.
Pasi që theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare, ministrja Nagavci falënderoi mësimdhënësit e mësimit në gjuhën shqipe në Suedi, por edhe në vende të tjera, për përkushtimin dhe vendosmërinë që ta avancojnë mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë.
Ministrja përmendi faktin se Suedia e ka të rregulluar mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë brenda sistemit suedez të arsimit, por tha se ka hapësirë për punë edhe nga mësuesit, edhe nga institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë për mbështetje.
Duke folur për punën që është bërë në këtë drejtim, ministrja Nagavci përmendi faktin se tashmë kemi tekstin e parë “ Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, dedikuar fëmijëve të diasporës, ndërsa tha se sivjet do ta kemi edhe Abetaren e përbashkët.
Ne në Kosovë, por edhe në Shqipëri, tha ministrja, po punojmë në hartimin e teksteve mësimore për nivelet tjera të mësimit shqip në diasporë dhe synim i përbashkët duhet të jetë institucionalizimi i mësimit shqip në vendet ku jetojnë. Ajo theksoi se janë miratuar dhe botuar libra për nxënësit e diasporës, por janë organizuar edhe shkolla verore, seminare, festivale për fëmijë të diasporës, organizime kulturore, e të tjera.
Ministrja Nagavci theksoi se si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi duke punuar për t’u dhënë më shumë rëndësi ideve dhe projekteve të mërgimtarëve, pasi që nevojat e diasporës kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit, shkollat në gjuhën shqipe dhe forcimi i kësaj lidhjeje ndërmjet nesh është prioritet.
Në Konferencë po marrin pjesë edhe Emil Lafe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Beqir Meta nga Instituti i Historisë në Tiranë, Entela Tabaku nga Universiteti i Uppsales, Nuhi Bajqinca nga Universiteti i Göteborgut dhe studiues e ekspertë të tjerë të gjuhës, kulturës dhe të arsimit.
Në Suedi, aktualisht janë afër 10 mijë nxënës shqiptarë, nga të cilët 6 mijë ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, të integruar brenda sistemit suedez të arsimit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












