Lajme
BE kërkon përgjigje me shkrim nga Zvicra për të çuar përpara bisedimet
Bashkimi Evropian i ka kërkuar Zvicrës të dërgojë përgjigje me shkrim për një sërë pyetjesh të hapura, pasi bisedimet duken të paafta për të zgjidhur ngërçin aktual politik dhe për të çuar përpara negociatat për marrëveshjet individuale, transmeton albinfo.ch.
Sipas transmetuesit publik zviceran SRF, qasja e Zvicrës për të negociuar marrëveshje të veçanta me Komisionin e BE-së po përballet me skepticizëm të madh nga blloku 27-anëtarësh.
Javën e kaluar, kryenegociatorja e Zvicrës, Livia Leu, u takua me Juraj Nociar të Komisionit Evropian për të çuar përpara diskutimin në një përpjekje për të kapërcyer ngërçin aktual midis Brukselit dhe Bernës, pasi zviceranët hoqën dorë nga një marrëveshje kornizë gjithëpërfshirëse që rregullonte lidhjet afatgjata pothuajse saktësisht një vit më parë. Ky traktat do të kishte zëvendësuar më shumë se 120 marrëveshje dypalëshe që kanë rregulluar marrëdhëniet gjatë dekadave të fundit.
Zvicra tani është e detyruar të negociojë çdo marrëveshje në baza individuale. Disa nga çështjet e hapura përfshijnë rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, miratimin dinamik të ligjeve të BE-së, rregullat për ndihmën shtetërore dhe lëvizjen e lirë të njerëzve. Pavarësisht bisedimeve, BE-ja ende nuk ka një pasqyrë të qartë të zgjidhjeve konkrete që propozohen nga Zvicra.
Komisioni Evropian tha se i kishte dërguar një letër qeverisë zvicerane, duke kërkuar një përgjigje me shkrim për pyetjet e hapura. Vetëm pasi të jepen këto përgjigje, blloku i BE-së mund të vlerësojë nëse propozimet e qeverisë zvicerane ofrojnë një bazë për negociata të mëtejshme për marrëveshje të veçanta sektoriale, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













