Ukraina
Von der Leyen: Në qershor, opinioni i KE-së për anëtarësimin e Ukrainës në BE
Komisioni Evropian muajin e ardhshëm do t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarësim në bllokun evropian, një lëvizje kyçe para se 27 shtetet anëtare ta marrin për trajtim këtë çështje. Kështu deklaroi më 9 maj shefja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Von der Leyen shkroi në Twitter se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe mezi pret të pranojë përgjigjet e Ukrainës për pyetësorin e anëtarësimit.
“Komisioni i BE-së do të synojë të japë opinionin e tij në qershor”, shtoi ajo.
Më vonë gjatë ditës, gjatë një adresimi para Parlamentit Evropian, ajo tha se e ardhmja e Evropës është po ashtu “e ardhmja e Ukrainës”.
Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE, “përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit rus
Zelensky më 18 prill u dorëzoi zyrtarëve të BE-së një pyetësor të plotësuar për të aplikuar për marrjen e statusit të shtetit kandidat në BE dhe tani ky dokument po shqyrtohet.
Dhënia e statusit të shtetit kandidat për Ukrainën do të vendoset nga anëtarët e bllokut, të cilët do të veprojnë sipas këshillave të ekspertëve të Komisionit Evropian.
Nëse miratohet statusi i shtetit kandidat, Ukraina do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndërlikuar dhe potencialisht të gjatë të pranimit, ku duhet të dëshmohet përmbushja e standardeve rigoroze demokratike dhe të sundimit të ligjit.
Por, duke pasur parasysh pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, zyrtarët e BE-së kanë thënë se ata do të punojnë që të përshpejtojnë këtë proces./REL
Të tjera nga Ukraina
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












