Kriza në Ukrainë
Vritet gazetarja e Radios Evropa e Lirë nga sulmi me raketa në Ukrainë
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë Vira Hyrych u vra në Kiev pasi ushtria ruse goditi me raketë të enjten në mbrëmje një godine banimi.
Trupi i pajetë i gazetares u gjet mes të rrënojave të ndërtesës sot herët në mëngjes (29 prill), bëri të ditur shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po vizitonte Kievin (më 28 prill), ndërsa Rusia ndërmori sulme ajrore ndaj kryeqytetit, duke goditur edhe një bllok apartamentesh.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov pretendoi se raketat me rreze të gjatë veprimi dhe precizion të lartë kishin goditur një fabrikë të prodhuesit të raketave Artem, që ndodhet në Kiev.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë thënë nëse fabrika ishte goditur ose jo.
Në një postim sot në platformën “Telegram” kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko shkruante se si pasojë e sulmit ndaj një godine banimi, një person ishte vrarë dhe 10 të tjerë ishin plagosur, por nuk dha detaje të tjera mbi ngjarjen.
Vira Hyrych, e lindur në vitin 1967, punonte për Radion Evropa e Lirë prej shkurtit të vitit 2018. Më parë ajo kishte punuar për një kanal televiziv kryesor në Ukrainë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











