Lajme
BAG: 22,730 raste të reja me korona gjatë një jave
BAG ka raportuar 31 raste të reja të vdekjes nga Covid-19 gjatë javës që shkoi. 69 pacientë janë në kujdes intensiv ose 15 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 22,730 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 3193 raste që është 28 për qind më pak se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 705.21.
BAG ka raportuar 333 pranime të reja në spitale, mesatarja 14-ditore e të cilave është 43 në ditë.
1016 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 ose 12 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 69 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv. Kjo është 15 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.
BAG ka raportuar 31 raste të reja të vdekjes nga Covid-19 gjatë javës që shkoi.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













