Lajme
Hapet ekspozita e piktorëve shqiptarë Ben Kamili dhe Artan Shabani në Vjenë
Në praninë e një numri të madh dashamirësh të artit pamor, në Galerinë „Desiderio“ në qendër të Vjenës, të premten, me datë 22 prill 2022, u hap ekspozita e përbashkët e dy artistëve shqiptarë Ben Kamili nga Tetova dhe Artan Shabani nga Vlora. Me një fjalim shumë të thellë e domethënës me rastin e hapjes, u paraqit historiani i artit, gjermani Dr. Wilhelm Ziehr, i cili i vlerësoi lart veprat e piktorëve që ishin të shfaqura në muret e galerisë, por edhe ato që autorët i kanë në thesaret dhe atelietë e tyre.
Ben Kamili (majtas), Ambasadori Roland Bimo (në mes) dhe Artan Shabani (djathtas)
Benin dhe Artanin nuk i lidh vetëm viti i njejtë i lindjes, por edhe e bukura, e pathëna me fjalë, e pikturuara, e fshehta, harmonia e ngjyrës, thellësia e imagjinatës, muza etj. Prandaj ekspozita mban emrin „Fuqia e ngjyrës“, dmth. në veprat e tyre vërehet një shpërthim ngjyrash, zhvillimi i tyre i brendshëm shpërfaq tërheqshëm ndjenjat dhe idetë e autorëve, gjersa motivi është i ndryshëm dhe na sjell pamje nga përditshmëria, impresionizmi, abstraksioni, erotizmi, peizazhi etj. Në disa piktura paraqiten mjedise të ndryshme shqiptare, brigje e lumenj, por edhe pamje nga vende të ndryshme të botës, ku autorët e kanë gjetur frymëzimin e tyre. Prania e femrës është gjithashtu një element përmbajtësor i veprave, ku ajo shfaqet në akte të ndryshme, e bukur, me stil dhe veçori romantike e artistike. Njashtu edhe gjelbërimi, lulet e bota bimore, objektet e jetesës, kasollet etj. janë në një përputhje të mahnitshme. Veprat flasin për një shije estetike dhe një cilësi të ngritur krijuese të dy piktorëve.
Aki Nuredini (majtas), Ben Kamili (në mes) dhe Besim Xhelili (djathtas)
Historiani i artit, Dr. Wilhelm Ziehr pasi tregoi disa të dhëna mbi personalitetin e piktorëve, Benit dhe Artanit, teksa lexoi sukseset e tyre me ekspozitat individuale dhe kolektive në shumë vende të botës, paraqiti para të pranishmëve mbresat e tij nga veprat figurative të ekspozuara këtu në Vjenë, duke gjetur fjalët e veçanta, duke analizuar mprehtësinë krijuese dhe frymëzimin e artistëve.
Të pranishëm në ekspozitë ishin një numër i madh bashkatdhetarësh shqiptarë nga Vjena, si: shkrimtari Besim Xhelili, kompozitori Jozef F. Pjetri, piktori Endrit Mema, afaristët Aki Nuredini dhe Argtim Hani etj., gjersa ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, z. Roland Bimo pasi i përshëndeti autorët dhe të pranishmit, i përgëzoi piktorët Kamili dhe Shabani, duke u treguar i befasuar nga arti i tyre dhe njëkohësisht i gëzuar me arritjet e tyre.
Ekspozita do jetë e hapur një muaj dhe mundet të vizitohet në Galerinë “ Desiderio”, në adresën: Johannesgasse 17, 1010 Vjenë.
Besim Xhelili
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani Akademikja nga Kosova ndau përvojën dhe njohuritë e saj me studentët e programit DaZ/DaF në një... -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















