Lajme
Spanja do të ofrojë dozën e katërt të vaksinës Covid-19 për moshën mbi 80 vjeç

Sipas një raporti të Komitetit të Vaksinave të Spanjës, të botuar më 18 prill, autoritetet shëndetësore spanjolle me shumë mundësi do të fillojnë të ofrojnë një dozë të dytë përforcuese për qytetarët e moshës mbi 80 vjeç dhe banorët e shtëpive të kujdesit në fillim të majit 2022.
Deri më tani, doza e katërt është vënë në dispozicion vetëm për rreth 120,000 njerëz në Spanjë, të klasifikuar si të pambrojtur, duke përfshirë njerëzit me kancer, pacientët me HIV, ata që kanë kryer një transplant ose janë duke marrë dializë. Vendimi, i cili ende duhet të finalizohet nga Ministria e Shëndetësisë e Spanjës, vjen ndërsa qeveria kombëtare përgatitet të heqë rregullin më 20 prill, i cili kërkon veshjen e maskës në hapësirat e brendshme.
Më 6 prill, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) mbështetën një dozë të dytë përforcuese për moshën mbi 80 vjeç, por shtuan se ishte “shumë herët për të konsideruar përdorimin e një doze të katërt të mRNA COVID -19 vaksina (Pfizer’s Comirnaty dhe Moderna’s Spikevax) në popullatën e përgjithshme”, shkruan the local.com, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti