Kosova
Prokuroria Speciale publikon pesë konkluzionet e Institutit zviceran për Deharin

Prokuroria Speciale e Kosovës u është përgjigjur akuzave të Ministrisë së Drejtësisë për manipulim me konkluzionet e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Zvicrës për vdekjen e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, duke publikuar të gjitha konkluzionet.
Në komunikatën e MD-së thuhet se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se është prezantuar mendimi dhe konstatimi i ekspertëve, shkruan Reporteri.net.
“Çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi i plotë nga Prokuroria Speciale:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ia bënë të qartë Ministrisë së Drejtësisë, por edhe opinionit të gjerë, se ne nuk e kemi komentuar raportin, por vetëm se kemi publikuar konkluzionet e raportit të ekspertizës të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Prokuroria Speciale siguron opinionin se në asnjë mënyrë nuk ka manipuluar me prova, por vetëm se ka prezantuar mendimin dhe konstatimin e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës në Zvicër. Andaj, pretendimet tendencioze dhe dashakeqe të Ministres së Drejtësisë, karshi Prokurorisë Speciale janë të paqëndrueshme si dhe kanë për qëllim dezinformimin dhe manipulimin e opinionit publik.
Andaj, kushdo që ka ndonjë dyshim mbi këto përfundime, le t’i drejtohet Institutit të Mjekësisë Ligjore të Lozanës për informacione shtesë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, siguron qytetarët se me seriozitet do ta trajtojë rastin në mënyrë të pavarur dhe profesionale deri në zbardhjen e plotë të rastit Dehari.
Po ashtu, i sigurojmë opinionin se Prokuroria Speciale në asnjë mënyrë nuk do të ndikohet nga askush që pretendon të ndërhyjë në këtë rast.
Çfarëdo iniciative për të goditur institucionet e pavarura të drejtësisë është jo e drejtë dhe ka për qëllim që të ulë besimin e qytetarëve në institucionin e Prokurorit të Shtetit.
Për hir të korrektësisë, ju njoftojmë se bashkangjitur gjeni konkluzionet në tërësi të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrrës./Reporteri
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor