Ukraina
SHBA do t’i dërgojë Ukrainës armët e nevojshme
Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara t’i ofrojnë Ukrainës “armët që i duhen” për t’u mbrojtur nga Rusia, tha të dielën këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, ndërsa Ukraina kërkon më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi.
Zoti Sullivan tha se administrata e presidentit Biden do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë për të frenuar përparimin e Rusisë dhe sulmet e saj ndaj civilëve, që Uashingtoni i ka etiketuar si krime lufte.
“Do t’i japim Ukrainës armët që i duhen për të mposhtur rusët, për t’i ndaluar ata të marrin kontrollin e më shumë qyteteve dhe fshatrave ku po kryejnë krime”, tha zoti Sullivan në emisionin “This Week” të ABC News.
Moska ka hedhur poshtë akuzat për krime lufte e bëra nga Ukraina dhe vendet perëndimore.
Duke folur më pas në emisionin “Meet the Press” në NBC News, zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara “po punonin gjatë gjithë kohës për të dorëzuar armë … dhe organizuar dhe koordinuar dërgimin e armëve nga shumë vende të tjera”.
“Armët po mbërrijnë çdo ditë”, tha zoti Sullivan, “përfshirë sot.”
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar 1.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë që kur Rusia nisi agresionin e saj më 24 shkurt, tha Shtëpia e Bardhë javën e kaluar.
Dërgesat e armëve kanë përfshirë raketa mbrojtëse anti-ajrore Stinger dhe antitank Javelin, si dhe municione dhe mbrojtëse trupi. Por presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, po u kërkon udhëheqësve amerikanë dhe evropianë të dërgojnë armë dhe pajisje më të rënda për t’u bërë ballë forcave ruse në rajonin lindor të vendit, ku Rusia pritet të intensifikojë përpjekjet e saj ushtarake.
Në pjesë të një interviste me “60 Minutes” të CBS News që do të transmetohet më vonë të dielën, zoti Zelenskiy tha se zmbrapsja e inkursionit rus “varet nga fakti se sa me shpejtësi do të ndihmohemi nga Shtetet e Bashkuara. Që të jem i sinqertë, mbijetesa jonë varet nga kjo”, tha ai.
“Kam besim 100% te njerëzit tanë dhe te forcat tona të armatosura, por fatkeqësisht nuk kam besim se do të marrim gjithçka që na nevojitet”, tha ai.
Rusia emëroi të shtunën një gjeneral të ri për të udhëhequr forcat e saj në Ukrainë, Aleksandr Dvornikov.
60-vjeçari Dvornikov është një nga oficerët ushtarakë më me përvojë të Rusisë. Sipas zyrtarëve amerikanë, ai ka një histori brutaliteti ndaj civilëve në Siri dhe luftra të tjera.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Sullivan tha në për CNN-in se parashikon që gjenerali Dvornikov të orkestrojë krime dhe brutalitet kundër civilëve ukrainas.
Zoti Sullivan tha se emërimi i gjeneralit “nuk mund ta mbulojë faktin se Rusia tashmë është përballur me një dështim strategjik në Ukrainë”.
Një sondazh i CBS News i publikuar të dielën tregoi mbështetje të gjerë mes amerikanëve për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë.
Sipas sondazhit, i cili u krye javën e kaluar, 72% e të anketuarve favorizojnë dërgimin e më shumë armëve, ndërsa 78% mbështesin sanksionet ekonomike ndaj Rusisë./VOA
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












