Lajme
Dick Marty, nën mbrojtje të lartë policore: “Shërbimet serbe donin të më vrisnin dhe fajin t`ua linin shqiptarëve”
Sipas Dick Marty-t, "kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët kanë kërkuar nga bota e krimit, vrasësit profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t'ua vënë fajin kosovarëve.
Një hetim ekskluziv nga “Mise au Point” (Fokus) i Televizionit publik zviceran në gjuhën frëngezbulon se, që nga dhjetori 2020, Dick Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore. Ish-prokurori, deputet në Dhomën e Kantoneve nga (FDP/Ticino) dhe raportues për Këshillin e Evropës, ishte kërcënuar me vdekje nga elementë radikalë të shërbimeve inteligjente serbe, shkruajnë mediat zvicerane.
Sipas Dick Marty-t, “kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e “botës së krimit”. “Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”.
Një burim konfidencial e ka informoi Myrtyn për elementët e mëposhtëm, sipas një dokumenti nga Ministria e Punëve të Brendshme: “Dick Marty duhet të vritet me urdhër të shërbimeve sekrete serbe, transmeton albinfo.ch. Vrasja e Dik Martit thuhet se iu besua burrave serbë që kanë kryer prej kohësh misione të tilla për shërbimin sekret serb dhe të cilët ishin trajnuar prej tyre si ‘profesionistë absolut’ që do ta zotëronin atentatin ‘pa lënë gjurmë’.
Për sulmin e planifikuar, një serb thuhet se ka kontrabanduar armë në Zvicër diku në dhjetor 2020, përcjell albinfo.ch. Për të përfituar nga vëmendja e shtypit lidhur me aktakuzën e Hashim Thaçit, vrasja duhet të paraqitet si t’i atribuohet qeverisë kosovare/shqiptare (ish-UÇK), për ta diskredituar atë ndërkombëtarisht”.
Diskreditimi i Kosovës
“Në vendin e tij, Hashim Thaçi shihet si hero i luftës së pavarësisë kundër Serbisë. Lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), asokohe President i Kosovës, dha dorëheqjen nga posti i tij në nëntor 2020 pasi u akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga një gjykatë speciale (KSC) në Hagë. Ai aktualisht është i burgosur në pritje të gjykimit”, shkruan mediumi zviceran.
Gjithçka filloi gjashtëmbëdhjetë muaj më parë, raporton Mise au Point, i cili ishte në gjendje të fliste me Dick Marty në shtëpinë e tij në Ticino, transmeton albinfo.ch. “Më 18 dhjetor 2020, mora një telefonatë nga policia që më njoftonte se kërcënohesha me vdekje dhe më thoshte se duhej të vendosesha menjëherë në mbrojtje të lartë policore”. FedPol konsideronte se ai është në rrezik të shkallës 5, që është maksimumi dhe për shkak të rrezikshmërisë së shkallës së tillë i ofron të ndryshojë identitetin dhe adresën.
“Shkalla 5 për mua ishte krejtësisht e përjashtuar”, dëshmon Dick Marty. Kështu, ne kemi mbetur deri më sot në shkallën shumë të lartë: shkalla 4. Nuk ka ndodhur kurrë në Zvicër që dikush të qëndrojë kaq gjatë në një shkallë të tillë rreziku”.
I vendosur nën mbrojtjen e shkallës 4, Dick Marty dhe gruaja e tij mirëpritën policinë “të armatosur deri në dhëmbë” në shtëpinë e tyre për katër muaj e gjysmë. Duke ditur se ai është nën vëzhgim, Ticino i kufizon kontaktet dhe komunikimet e tij në maksimum, përcjell albinfo.ch. “Në fund të vitit 2020 më dërgoi një mesazh të koduar duke më kërkuar që të mos e kontaktoja më”, konfirmon Franco Cavalli, ish-këshilltar kombëtar socialist, i cili është edhe miku i tij.
“Është tronditëse të mendosh se një gjë e tillë mund të ndodhë në Zvicër”.
Sot policia me uniformë nuk është më në detyrë. Por masat mbrojtëse janë ende po aq të rëndësishme. Shtëpia është plot me kamera dhe e pajisur me alarme dhe me një dhomë të sigurt, ku Dick Marty duhet të strehohet në rast sulmi. Aty pranë ndodhet policia me rroba civile.
Gjatë udhëtimeve të tij të rralla, Dik Marti mban veshur jelek antiplumb, makina e tij është e blinduar dhe e shoqëruar nga automjete policie me rroba civile.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











