Kriza në Ukrainë
NATO paralajmëron se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite
Për Perëndimin, vdekjet e civilëve përbëjnë krime lufte.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi të mërkurën nga Brukseli se lufta në Ukrainë ka gjasa të zgjasë, pasi presidenti rus Putin nuk i ka ndryshuar planet e tij.
“Nuk kemi të dhëna që të sugjerojnë se presidenti Putin ka ndërruar ambicien për të kontrolluar të tërë Ukrainën dhe për të rishkruar rendin botëror. Ndaj duhet të përgatitemi për një konflikt të gjatë. Na duhet të mbështesim Ukrainën, të forcojmë sanksionet dhe mbrojtjen tonë, sepse kjo luftë mund të zgjasë dhe duhet të jemi të përgatitur”, tha ai, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Duke komentuar masakrat në qytetin e Buçës, numri një i Aleancës theksoi se ato tregojnë natyrën e vërtetë të luftës së presidentit Putin.
Ai nënvizoi se, çdo sulm dhe vrasje e civilëve përbën krim lufte, ndaj dhe NATO po mbështet përpjekjet e ndërkombëtarëve për mbledhjen e fakteve, për të hetuar dhe për t’u siguruar që përgjegjësit të ndëshkohen.
Më herët gjatë së mërkurës, rreth 20 qytetarë ukrainas u mblodhën përpara selisë së Këshillit Evropian për të bërë homazhe në nder të viktimave të Buçës dhe për të kërkuar një përgjigje nga BE-ja.
Që kur trupat ruse u tërhoqën nga rrethinat e Kievit, forcat ukrainase u kanë treguar gazetarëve trupat e civilëve të vrarë nga njësitë ruse.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









