Ukraina
Ekspertët: Rusia nuk është gati për armëpushim me Ukrainën
Ekspertët thonë se Rusia po dërgon sinjale të paqarta, duke vazhduar të godasë qytetet ukrainase në mes të bisedimeve të paqes. Zyrtarët ukrainas thonë se të dy delegacionet diskutuan në Stamboll kushtet e një armëpushimi të mundshëm, së bashku me garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën në këmbim të zotimit të Kievit për një status neutral.
Forcat ushtarake ruse po vazhdojnë të bombardojnë Kharkivin, Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës, pavarësisht premtimit të bërë nga Moska për të reduktuar sulmet në kryeqytet.
Të dy delegacionet përmendën hapa modeste në bisedimet e paqes në Stamboll, megjithëse nuk ka pasur ndonjë përparim të rëndësishëm.
Ministri i Jashtëm i Turqisë përshëndeti përparimin në bisedime. Ekspertët thonë se Turqia dëshiron me ngut që agresioni 6-javor rus i Ukrainës të përfundojë, sepse pasojat për ekonominë e saj janë të mëdha.
“Turqia mbështetet në energjinë ruse për një pjesë të madhe të importeve të saj. Ajo importon grurë dhe produkte të tjera bujqësore nga të dy vendet. Dhe vuan pasojat e rritjes së çmimeve si në tregjet e energjisë, ashtu edhe në ato të mallrave. Gjithashtu turizmi është vendimtar për ekonominë e Turqisë, për rezervat e saj valutore, duke i rimbushur këto rezerva. Dhe turistët rusë dhe ukrainas janë një pjesë e rëndësishme dhe nuk ka gjasa të vijnë ose nuk ka gjasa të shpenzojnë aq shumë para këtë vit, duke pasur parasysh rrethanat”, thotë Maxwell Hoffnam me Qendrën Amerikane për Përparim.
Një tjetër eksperte i tha Zërit të Amerikës se fakti që Turqia është anëtare e NATO-s, do të thotë se këto bisedime u zhvilluan në një vend me më shumë “avantazh” për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
“Ky është një ndryshim i madh nga negociatat e mëparshme që po ndodhnin në Bjellorusi, e cila është sigurisht një nga aleatët më të afërt të Rusisë. Kështu që mendoj se ky është gjithashtu një tregues se situata po ndryshon disi dhe, Rusia nuk ka më përparësinë e qartë”, thotë Elizabeth Shackelford me organizatën Këshilli i Çikagos për Marrëdhëniet Globale.
Negociatorët ukrainas thanë se ata parashtruan propozime konkrete, duke u zotuar të mos bashkohen me NATO-n ose ndonjë aleancë tjetër ushtarake në këmbim të garancive të besueshme ndërkombëtare të sigurisë se ata nuk do të përballen me një agresion tjetër rus.
Në fillim të kësaj jave, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu skepticizëm rreth dëshirës së Rusisë për paqe, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë atë që po ndodh në terren në Ukrainë.
“Nuk kam parë asgjë që të sugjerojë se bisedimet po ecin përpara në një mënyrë efektive, sepse nuk kemi parë shenja të seriozitetit të vërtetë nga Rusia. Por nëse Ukraina arrin në përfundimin se ka shenja përparimi, kjo është mirë dhe ne e mbështesim”.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka ofruar të përpiqet të lehtësojë bisedimet e drejtpërdrejta midis presidentit Zelenskiy dhe homologut rus, Vladimir Putin, por presidenti rus ka refuzuar bisedime të drejtpërdrejta./VOA
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













