Feja
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron besimtarët për fillimin e Ramazanit
"Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton besimtarët muslimanë se të shtunën, më 02 prill 2022, do të kemi ditën e parë të muajit të Ramazanit të vitit 2022 / 1443"
Në një letër drejtuar besimtarëve, krxetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Mehas Alija uron ata për fillimin e Muajit të Ramazanit, agjërimit. Në vazhdim, teksti i urimit.
Të nderuar vëllezër e motra!
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton besimtarët muslimanë se të shtunën, më 02 prill 2022, do të kemi ditën e parë të muajit të Ramazanit të vitit 2022 / 1443. Ky është ramazani i 1441-të që kur Zoti i Lartë ia zbriti Muhammedit a.s. ajetin e Kur’anit: „O ju që keni besuar, ju është bërë obligim agjërimi, sikur që u qe obligim edhe popujve përpara jush, ashtu që ju të bëheni të devotshëm.“ (Bekare, 183).
Besimtarë të nderuar!
Ramazani është një shans i mirë për të menduar dhe reflektuar, pasi që këtë e ka vetëm njeriu si mundësi dhe kjo është ajo që e dallon atë nga gjallesat e tjera. Pra, njeriu, ka mundësi të jetë njerëzor ose jo; të jetë mëkëmbës i Zotit në tokë dhe përfaqësues i vlerave të mirëfillta humane ose të shndërrohet në dhunues dhe shtypës. Ramazani na fton për te e para, te njerëzorja dhe te ajo që është humane.
Në faqen kur’anore ku flitet për agjërimin, Zoti na thëret: “Le t’i përgjigjen ata thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (Bekare, 186), ndërsa, ata që do t’i përgjigjen ftesës së Zotit, i pret një e mirë shumë e madhe. Në Kur’anin famëlartë thuhet: “Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre, është përgatitur e mira e madhe.” (Er-Rad, 18).
Vëllezër e motra!
Zoti ynë na e mundësoftë të gjithëve që të kemi agjërim të lehtë e të pranueshëm, shtim të ibadetit, sevape dhe begati të pafundme. Magfireti, mëshira dhe ndihma e Allahut Fuqiplotë qofshin gjithmonë mbi ne, pra, gjatë këtij muaji të Ramazanit, si edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, por edhe përgjithmonë. Amin!
Urime muaji i bekuar i Ramazanit!
Me respekt dhe sinqeritet të thellë!
Kryetari i KMSHZ-së
Mehas Alija
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










