Lajme
Ushqimet në Shqipëri, me TVSH-në më të lartë në Evropë
Shtrenjtimi i produkteve bazë ka nxitur qeveritë e disa vendeve të heqin Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për ushqimet ose reduktojnë nivelin e saj. Por, nga Qeveria në Shqipëri nuk ka një vendim të tillë, edhe pse vendi ynë ka përqindjen të lartë të këtij tatimi për ushqime në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pas nisjes së luftës në Ukrainë, e cila po shkakton një rritje të shpejtë të çmimeve të karburanteve dhe mallrave të konsumit, qeveritë e disa vendeve reaguan me një paketë masash, ku përfshihej dhe reduktimi i nivelit të TVSH-së ose heqja për produktet bazë.
Disa aplikuan norma të reduktuara të TVSH-së që pas pandemisë COVID-19, por nga Qeveria shqiptare nuk është ndërmarrë asnjë masë në këtë drejtim, edhe pse është kërkuar vazhdimisht nga opozita.
Ndërkohë, Maqedonia e Veriut vendosi heqjen e TVSH-së për produktet bazë, uljen e akcizës dhe TVSH për karburantet.
Kosova vendosi një marzhe fitimi për kompanitë dhe çmim tavan për karburantet, ndërsa Kroacia reduktoi nivelin e TVSH-së dhe hoqi akcizën për karburantet.
Të njëjtat masa mori dhe qeveria serbe. Por, përtej krizës, shtetet aplikojnë në mënyrë konstante apo të përkohshme edhe tatim në masë të reduktuar për grupin e mallrave ushqimore. Shqipëria është nga pak vende që nuk e aplikojnë.
Duke mos reduktuar tarifën për ushqimet, Shqipëria klasifikohet në vendet me përqindjen të lartë të TVSH-së së për ushqime në Evropë dhe rajonin e Ballkanit.
Ndërkohe, në një faturë të publikuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, shihet se kostoja e disa produkteve bazë pa TVSH është rreth 1 mijë lekë [8.20 euro], kësaj shume i shtohet dhe TVSH për çdo produkt duke e rënduar xhepin e konsumatorëve me mbi 200 lekë më shumë.
Për produktet ushqimore norma mesatare e TVSH-së që aplikohet në vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor rezulton 9 për qind, ndërkohë që në Shqipëri mallrat e konsumit të përditshëm tatohen 20 për qind. Referuar të dhënave të platformës PwC, në artikujt bazë Serbia aplikon TVSH-në prej 10 për qind, Kosova me 8 për qind, Mali i Zi me 7 për qind, Maqedonia e Veriut me 5 për qind.
Edhe Bosnja e Hercegovina që nuk aplikon normë të reduktuar, ka një barrë fiskale më të ulët, pasi norma standarde është 17 për qind. /Ora News/
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











