Kriza në Ukrainë
Macron i përgjigjet Putinit: Nuk e paguajmë gazin me rubla
Sipas Macron, Rusia po tenton në këtë mënyrë të anashkalojë sanksionet e vendosura për shkak të nisjes së luftës kundër Ukrainës.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e refuzoi kërkesën e homologut të tij rus, Vladimir Putin, që Europa të paguajë me rubla për gazin rus. Për shefin e Elizesë, Moska thjesht po tenton në këtë mënyrë të anashkalojë sanksionet e vendosura për shkak të nisjes së luftës kundër Ukrainës.
Ky vendim i Rusisë, tha Macron për gazetarët, “nuk është në linjë me atë që është nënshkruar, dhe nuk e shoh se si ne do ta pranojmë” këtë kërkesë. Putin doli më herët gjatë javës me pretendimin që gazi rus të paguhet me monedhën kombëtare ruse, rubla, teksa Moska po përpiqet që ta mbështesë ekonominë e saj që është goditur nga sanksionet e Perëndimit për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Macron insistoi se “të gjitha dokumentet e nënshkruara janë të qarta: kjo është e ndaluar.
Prandaj, europianët që blejnë gaz, e që janë në tokën europiane, duhet të paguajnë me euro”. Për këtë arsye, argumentoi ai, nuk është e mundur që sot të bëhet kjo kërkesë, që nuk është në kontratë”. Edhe Gjermania, që është një blerëse e madhe e gazit rus, e refuzoi një kërkesë të tillë, transmeton Tch.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se kontratat e nënshkruara tregojnë saktësisht se si duhet të paguhet për gazin e blerë. Europa po tenton që të ulë varësinë nga gazi rus. Por, vazhdon të dërgojë qindra-miliona euro çdo ditë në Moskë për pagesa të energjisë, sektor që ende nuk është prekur nga sanksionet.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










