Kosova
Pabarazia gjinore dhe retorika politike
Kosova ka ligjin më të avancuarin në rajon për barazinë gjinore. Mirëpo, burrat përsëri i dominojnë gratë, pothuajse në të gjitha institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, njëjtë sikurse edhe në ato lokale.
Gratë, edhe pse me ligj të drejtat e tyre i kanë të garantuara, në praktikë shumë pak i gëzojnë ato.
Gjendje e njëjtë është në pothuajse të gjitha komunat e Republikës, përfshirë këtu edhe Gjilanin. Pozicione udhëheqëse në komunë mbajnë shumë pak gra.
Pabarazia gjinore në të gjitha segmentet
Pabarazia shihet edhe në asamblenë komunale; nga numri total i 35 asamblistëve, vetëm 12 janë gra – 34%, përderisa në fushata politike predikohet për barazi te plotë. Gjithashtu, prej numrit total të drejtorive në Komunë, nga numri total i 12 drejtorëve, vetëm 4 janë femra – 33% dhe të tjerët (? janë burra, e që i bie sa trefishi i grave. D.m.th. duke fillua nga Asambleja Komunale, tek qytetarët po përcillet një shembull i keq.
Se sa janë gratë të përfshira në vendimmarrje në komunën tonë, shihet edhe në Mjekësinë Familjare. Të punësuar janë gjithsej 282 individ; prej tyre, 90% janë gra dhe 10% burra, ndërsa Menaxhmenti i këtij institucioni përbëhet nga 70% Burra dhe 30% Gra.
Në komunën e Gjilanit gjithsej janë 24 shkolla fillore; nga 24 drejtorë të shkollave, në pozitën e drejtorit të shkollës është vetëm 1 grua dhe nga 24 zv. drejtorë, vetëm 4 gra. E njëjta gjendje është edhe në shkollat e mesme. Gjithsej janë 8 shkolla të mesme në komunën e Gjilanit; nga 8 drejtorë të shkollave, në pozitën e drejtorit është vetëm 1 grua. Nga ana tjetër, struktura gjinore e mësimdhënësve në këto shkolla është 70% gra dhe 30% burra.
Në Policinë e Gjilanit gjithsej të punësuar janë 178 persona; prej tyre 132 (74%) janë burra dhe 46 (26%) gra, numër ky shumë i vogël i grave gëzojnë pozita udhëheqëse, siç janë pozitat e togerit, rreshterit, kapitenit etj. Pozitat udhëheqëse pothuajse në tërësi i gëzojnë burrat.
Ndërmarrjet publike
Gjendje jo e mirë, sa i përket rolit të gruas në vendimmarrje kemi edhe në sektorin e Ndërmarrjeve Publike. Po ashtu, kemi numër shumë të vogël të grave në pronësi të bizneseve private; edhe ato biznese të cilat janë në pronësi të grave, janë biznese shumë të vogla, zakonisht biznese nga të cilat mund të sigurohen të ardhura vetëm sa për të mbajtur familjet e tyre dhe pa ndonjë perspektivë zgjerimi të mëtutjeshëm.
Arsye kryesore për këtë është trashëgimia pronësore dhe rrjedhimisht qasja në kreditë biznesore nga bankat është e pamundur. Arsye të tjera janë mungesa e mbështetjes nga komuna, mungesa e traditës së gruas në të bërit biznes etj. Për gratë ndërmarrëse në zonat rurale as që bëhet fjalë në institucionet tona; janë totalisht të lëna anash dhe bizneset rastësore janë kryesisht nën udhëheqjen e burrave apo djemve të tyre.
Neglizhimi i skajshëm i deritanishëm, i gjysmës së popullatës së komunës sonë, d.m.th. grave, nuk është dëm i madh që po i shkaktohet vetëm grave, por edhe komunës. Në këtë mënyrë, komuna jonë po privohet nga mundësia e përzgjedhjes dhe gjetjes së personave me dituri, shkollim e shkathtësi të ndryshme, nga gjysma tjetër e popullatës; d.m.th. për pozita udhëheqëse po përzgjedh vetëm nga njëra gjysmë, pjesë e së cilës janë burrat.
Që të arrihet cilësia e vërtetë, të cilën po e synojmë, pabarazitë duhet eliminuar sa më parë dhe t’i hapim dyert e zhvillimit profesional për të gjithë, pa dallim gjinie, feje, kombi, rase etj.
Vetëm kështu do ta zhvillojmë komunën!
Ju falemnderit!
Autorja është asambliste nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Nga: Ardhmerie Musliu
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













