Lajme
Doli nga shtypi libri „Albanien, aus der Islolation in eine europäische Zukunft“, i autores austriake, Franziska Tschinderle
Në këtë libër, shkrimtarja dhe gazetarja Tschinderle tregon rrugëtimin e gjatë të Shqipërisë nga izolimi në demokraci të re.

Shkrimtarja dhe gazetarja austriake, Franziska Tschinderle, ka botuar edhe një libër tjetër për Shqipërinë. Libri mban titullin “Albanien, aus der Isolation in eine europäische Zukunft“ (Shqipëria, nga izolimi në një të ardhme evropiane) dhe përmban 16 kapituj me tema të ndryshme. Libri ka rreth 240 faqe, ndërsa është botuar nga shtëpia botuese „Czernin Verlag“, njofton albinfo.at.
Për këtë libër autorja ka hulumtuar për tre vjet në Shqipëri dhe ka biseduar me mbi 200 persona të fushave të ndryshme, si: politikanë, historianë, barinj, aktivistë mjedisorë, pronarë kompanish biznesore, me minatorë dhe policë, fshatarë dhe qytetarë.
Në këtë libër gazetarja Tschinderle tregon rrugëtimin e gjatë të Shqipërisë nga izolimi në demokraci të re.
Franziska portretizon një Shqipëri të gjallë, kontradiktore që përpiqet të shkundët nga e kaluara e saj.
Në parathënie të librit, vetë autorja, ndër të tjera, shkruan: “Unë nuk njoh ndonjë vend tjetër që ka ndryshuar aq rrenjësisht në kohët e fundit sa Shqipëria. Për gati gjysmë shekulli ishte e izoluar nga pjesa tjetër e botës, derisa diktatura komuniste u shemb rreth tridhjetë vjet më parë. Religjioni, udhëtimet dhe muzika rock ishin të ndaluara, vetëm mësimet e Stalinit ishin të detyrueshme. Sot, në stadiumet e futbollit zhvillohen fushata elektorale, statujat e partizanëve qëndrojnë pranë pllakatave reklamuese, turizmi po rritet dhe Shqipëria është kandidate për anëtarësim në BE”, përcjell albinfo.at.
Lbri është botuar në gjuhën gjermane, por gazetarja austriake po përpiqet që ta përkthejë edhe në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe.
Ndërkohë, në një postim në profilin e saj në „Facebook“, Tschinderle ka thënë se „mezi pret që ky libër të promovohet në Austri, Gjermani dhe Zvicër“.
Franziska Tschinderle është e lindur në Villach më 1994, studioi gazetari dhe histori bashkëkohore në Vjenë. Ajo punon si gazetare dhe ka në fokus Evropën Juglindore. Shkrimet e saj nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe vendet e tjera të këtij rajoni botohen në media prestigjioze austriake, gjermane dhe zvicerane. Tshinderle, prej vitesh jeton dhe punon në Tiranë si korrespondente e jashtme e revistës austriake “Profil”.
Libri “Shqipëria – nga izolimi në një të ardhme evropiane” vjen si vazhdimësi e librit „Nëpër Shqipëri” (Unterwegs in Albanien), po ashtu në gjuhën gjermane, të cilën autorja Tschdinderle e kishte botuar në shtator të vitit 2020.
Librin mund ta porositni duke klikuar në këtë faqe në internet: http://czernin-verlag.com/buch/albanien?fbclid=IëAR3-bEcnmIDUNR_XFMbPHuPMcNëIT9KcëQx-r_2s4E93kmyzOZhOAnxxC-s
Ndërkohë, nga një kopje të librit, autorja dhe shtëpia botuese “Czernin Verlag” e ka dërguar si dhuratë për redaksinë e albinfo.at në Austri dhe albinfo.ch në Zvicër.
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €