Lajme

Musk fton në ‘dyluftim’ Putinin

Ai shkroi se fituesi e merr Ukrainën

Miliarderi i njohur, Elon Musk, ka sfiduar presidentin rus, Vladimir Putin, në dyluftim, për të “fituar” Ukrainën.

Përmes një postimi në Twitter, Musk shkroi se fituesi e merr Ukrainën, transmeton Albinfo.ch.

“Me anë të këtij mesazhi sfidoj Vladimir Putin në dyluftim. Fituesi merr Ukrainën!”.

Foto: Twitter

Themeluesi i SpaceX dhe Tesla ka ofruar sistemin e komunikimit Starlink për Ukrainën pas pushtimit të Rusisë.