Lajme
Si po përgatitet Zvicra për të shmangur sulmet kibernetike ruse
Rusia thuhet se është e zemëruar për mbështetjen e Zvicrës neutrale ndaj masave të BE-së
Sanksionet e Këshillit Federal kundër Rusisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë e ekspozojnë Zvicrën ndaj masave hakmarrëse në hapësirën kibernetike, sipas një raporti nga transmetuesi publik RTS, përcjell albinfo.ch.
Rusia thuhet se është e zemëruar për mbështetjen e Zvicrës neutrale ndaj masave të BE-së dhe madje e vendosi vendin në listën e zezë të kombeve armike.
Kjo është një sfidë e re për Zvicrën, e cila nuk është pushtuar në mënyrë konvencionale për më shumë se 220 vjet dhe nuk ka luftuar në një konflikt të armatosur kundër një shteti tjetër edhe më gjatë se kaq.
Por tani, “mund të presim që autoritetet dhe institucionet financiare [zvicerane] të ekspozohen dhe të shënjestrohen veçanërisht nga sulmuesit”, paralajmëroi Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC).
Çfarë është saktësisht sulmi kibernetik dhe si do të ndikonte një veprim i tillë kundër Zvicrës?
Në terma të përgjithshëm, kjo do të thotë se hakerët dëmtojnë, çaktivizojnë ose shkatërrojnë një rrjet ose sistem kompjuterik.
Ata mund të vjedhin informacione personale në lidhje me llogaritë bankare, kartat e kreditit, historinë shëndetësore dhe një gamë të gjerë detajesh të tjera të ndjeshme.
Është mjaft keq kur kjo u ndodh individëve, grupeve apo bizneseve. Por imagjinoni shkallën e dëmit nëse hakerët mbyllin infrastrukturën thelbësore qeveritare dhe civile, duke ndërprerë sistemet kritike si rrjetet e energjisë.
Kjo mund të shkaktojë ndërprerje elektrike, të paralizojë telekomit, spitalet dhe operacione të tjera jetike. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













