Lajme
Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë
Papa Françesku hodhi poshtë të dielën pretendimin e Rusisë se po kryen “operacione ushtarake speciale” në Ukrainë.
“Në Ukrainë po derdhen lumenj gjaku dhe lotësh. Nuk bëhet fjalë për një operacion ushtarak, por për luftë, që sjell vdekje, shkatërrim dhe mjerim”, tha Ati i Shenjtë.
Teksa konflikti ka hyrë në ditën e njëmbëdhjetë, ati i shenjtë përsëriti apelin e tij për paqe, për krijimin e korridoreve humanitare dhe kthimin e palëve në negociata.
“Selia e Shenjtë është e gatshme të bëjë gjithçka në shërbim të paqes. Këto ditë dy kardinalë kanë shkuar në Ukrainë për t’u shërbyer njerëzve dhe për t’i ndihmuar ata. Prania e tyre nuk është vetëm një sinjal i solidaritetit të Papës, por edhe e të gjithë atyre që duan të thonë: Lufta është një çmenduri! Ndaleni! Shikojini këto mizori”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











