Lajme
Zvicër: Kërkesë e shtuar për tabletat që mbrojnë nga pasojat e sulmit bërthamor
“Tabletat e jodit përdoren në rast të ndonjë aksidenti të rëndë që mund të shpërthejë në ndonjë central bërthamor meç`rast shkaktohet dalja e jodit radioaktiv nga centrali në fjalë”
Gjatë periudhës së luftës së ftohtë, në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore, frika nga sulmi bërthamor ishte një çështje përditshmërie në gjithë Evropën. Edhe në Zvicër, po ashtu
Tani frika e shpërthimit të një lufte bërthamore është bërë përsëri aktuale, pasi Presidenti rus Vladimir Putin ka vënë forcat bërthamore në gatishmëri të lartë.
Ndonëse sulmi i vërtetë atomik është vështirë i imagjinueshëm, në një situatë të tillë, në Zvicër kanë nisur të shtrohen pyetje e kërkesa rreth mbrojtjes së mundshme nga një sulm i tillë, shkruan albinfo.ch.
Mediat e vendit shkruajnë përt një rritje të madhe të kërkesave për tableta jodi. “Farmacitë zvicerane po raportojnë një kërkesë të shtuar për tableta jodi”, raporton watson.ch.
Një “kërkesë e fortë dhe në rritje” ndihet barnatoren në Stadelhofen, Cyrih. Ditët e fundit kanë ardhur shumë njerëz dhe janë informuar për tabletat e jodit, thotë Leo Grossrubatscher, menaxher i farmacisë. Disa prej tyre vinin menjëherë me kuponin e racionit dhe merrnin pa pagesë paketën me “jodur kaliumi”.
“Kemi gjithashtu një numër të konsiderueshëm klientësh nga jashtë që duan të blejnë tableta jodi”, thotë farmacisti, transmeton albinfo.ch. Këta shpesh nuk kanë recetë, prandaj tabletat jepen vetëm në raste të jashtëzakonshme. Një paketë kushton pesë franga.
“Tabletat e jodit përdoren në rast të ndonjë aksidenti të rëndë që mund të shpërthejë në ndonjë central bërthamor meç`rast shkaktohet dalja e jodit radioaktiv nga centrali në fjalë”, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
“Ato parandalojnë jodin radioaktiv që të grumbullohet në gjëndrën tiroide dhe të shkaktojë kancer të tiroides”.
Sipas BAG, rreth 4.9 milionë njerëz në Zvicër duhet të jenë furnizuar tashmë me tableta jodi në familjet e tyre, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2014, qeveria federale pati shpërndarë tabletat për të gjitha familjet brenda një rrezeje prej 50 kilometrash nga një termocentral bërthamor.
Tabletat kanë një jetëgjatësi prej dhjetë vjetësh dhe më pas duhet të zëvendësohen. Për këtë arsye, qeveria federale do të shpërndajë tabletat e jodit në familjet e prekura përsëri në vitin 2024.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











