Lajme
Cyrihu, nga ky vit, financon projekte letrare edhe në gjuhët e migrantëve
Ky është një reagim ndaj një “realiteti social” që po jetojmë, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të qytetit të Cyrihut, shkruan albinfo.ch.
Kur bëhet fjalë për promovimin e letërsisë, qyteti dhe kantoni i Cyrihut në mënyrë eksplicite kanë vendosur që të mos mbështesin më vetëm autorët në gjuhën gjermane.
Një herë në vit, qyteti dhe kantoni i Cyrihut japin grante pune për projekte letrare që ende nuk janë përfunduar, shkruan albinfo.ch. Për ta marrë këtë grant, autorët duhet të dorëzojnë mostra teksti prej 20 deri në 30 faqe.
Afati i fundit për konkurrimin kantonal është 30 prilli, ndërsa për atë komunal data e fundit e afatit për dorëzimin e mostrës është 1 shtatori.
Deri më tani miratoheshin gjegjësisht hynin në konkurrencë për grante vetëm tekste në gjuhën gjermane.
Qyteti dhe kantoni i Cyrihut tani kanë vendosur ta ndryshojnë këtë praktikë.
Nga viti 2022, do të lejohen për pjesëmarrje veprat letrare në të gjitha gjuhët – por parakusht është që shkrimtari të jetë banor në kantonin (ose qytetin) e Cyrihut.
Në këtë mënyrë reagohet ndaj “një realiteti social dhe një nevoje të skenës letrare të Cyrihut”, thonë përgjegjësit në një deklaratë të përbashkët për media.
Aplikimet do të vazhdojnë të vlerësohen nga komisioni i letërsisë, i qytetit ose kantonit.
Në rastin e teksteve jogjermane, do të konsultohen përkthimet dhe ekspertiza letrare në gjuhët përkatëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













