Lajme
Konflikti Rusi – Ukrainë: Refugjatët e parë kanë mbërritur në Vjenë
Ndërsa luftimet në Ukrainë vazhdojnë pa pushim, refugjatët e parë mbërritën në Vjenë të premten.
Pas sulmeve ruse, më shumë se 100,000 njerëz janë larguar nga Ukraina. Kështu ka njoftuar Agjencia për Refugjatë UNHCR, Por, sipas krone.at në Stacionin Qendror të Vjenës (Haupbahnhof) ende nuk shihet ndonjë turmë e madhe e refugjatëve. Situata këtu aktualisht është e qetë, megjithatë refugjatët e parë kanë arritur. Dy familje janë parë të ulur në hollin e pritjeve, shkruan krone, përcjell albinfo.at.
Organizatat humanitare ende nuk kanë dalë në terren
Krone.at shkruan se është e habitshme që asnjë nga organizatat humanitare në Vjenë nuk janë parë askund në terren. Dy familjet, të cilët kishin me vete edhe tre fëmijët e tyre nga mosha nëntë, tre dhe një vjeç, vijnë nga qyteti Kharkiv në Ukrainën lindore, i cili aktualisht është në cakun e sulmeve ruse. Prej një jave këto familje ishin duke i kaluar ditët rrugëve, ndërkohë ata në Austri kishin hyrë përmes Hungarisë. Ata, me vete kishin vetëm gjërat elementare, transmeton albinfo.at.
“Ku duhet të shkojmë? Si duhet të vazhdojmë tani?”, pyet njëra nga gratë e reja. Një lot i rrjedh në fytyrë. Danylo Vykhlynski (22), një afërm i familjeve refugjate, përshëndet me ta në stacionin e trenit. Ai, ka katër vjet që studion për stomatologji në MedUni në Vjenë dhe mundohet të kujdeset për bashkëkombësit e tij të sapoardhur në Vjenë. “Jetoj në një konvikt studentorë, fatkeqësisht aty nuk ka vend për ta”, thotë studenti. Por, pas një telefonate të realizuar me Volkshilfe (Ndihma popullore), ata arrin aty menjëherë. Drejtoresha menaxhuese e Volkshilfe, Tanja Wehsely, është personalisht në vend dhe kujdeset për refugjatët e parë të ardhur nga vendet e luftës. “Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë tani. A zgjat disa ditë, javë apo dhe muaj? Në çdo rast, ne jemi të përgatitur për gjithçka. Këta njerëz tani duhet të ndihmohen menjëherë!”, thekson Wehsely.
Ajo ka thënë se në rast se ka një valë të madhe të refugjatëve, atëherë ata janë të përgatitur për gjithçka.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











