Lajme
BE nis ngritjen e kampeve për refugjatët ukrainas
Në këto vende, refugjatët mund të marrin ushqim, ndihmë mjekësore dhe informacion.
Shtetet kufitare të Ukrainës – anëtarët e BE-së, Lituania, Letonia, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Rumania, si dhe Moldavia (që nuk është në BE) kanë njoftuar se janë duke u përgatitur për valën e pritshme të refugjatëve nga Ukraina, në kohën kur Rusia nis pushtimin e plotë të vendit.
Polonia ‘hap dyert’
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme polak Pawel Szefernaker njoftoi të enjten në mëngjes se Polonia po hap tetë qendra pritjeje për refugjatët ukrainas në dy rajonet më afër kufirit.
Rumania krijon kampe të lëvizshme
Rumania, e cila kufizohet prej 600 kilometrash me Ukrainën, thotë se është e përgatitur të pranojë deri në gjysmë milioni refugjatë.
“Ne nuk presim një fluks të madh të vijë këtu tani, por nuk dihet kurrë,” tha ministri i Mbrojtjes, Vasile Dincu, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Hungaria ‘mund të strehojë mijëra’
Agjencia shtetërore e lajmeve e Hungarisë MTI raportoi të martën se një numër i madh trupash ushtarakë po dërkohen në kufirin lindor të vendit me Ukrainën.
Ministri i Mbrojtjes, Tibor Benkö tha se forcat e armatosura hungareze duhet të përgatiten për të parandaluar grupet e armatosura të kalojnë kufirin, i cili është rreth 140 kilometra i gjatë.
Hungaria ka thënë se mund të kujdeset për mijëra refugjatë të mundshëm nga Ukraina.
Moldavia me kampe të refugjatëve
Presidentja e Moldavisë Maia Sandu ka thënë se kufijtë e vendit që ajo drejton janë të hapur për refugjatët nga Ukraina.
“Qytetarët e parë të Ukrainës mbërritën në Moldavi, me mbi 4,000 kalime vetëm sot. Qeveria ka vendosur qendra të përkohshme strehimi pranë Palanca dhe Ocnița. Kufijtë tanë janë të hapur për qytetarët Ukrainës që kanë nevojë për tranzit ose qëndrim të sigurt”, shkruan ajo në Twitter.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












