Lajme
Dallga më lartë në botë, 17.6 metra
Dallgë e lartë sa një pallat 4 katësh. Kjo është dallga e regjistruar në vitin 2020 në Oqeanin Paqësor, në brigjet e Kanadasë, por e konfirmuar vetëm tani si event. 17.6 m e lartë dhe 3 herë më e lartë se dallgët anash saj, duke bërë që shkencëtarët ta etiketojnë si më ekstremja e regjistruar ndonjëherë nga njeriu. Është titulluar Ucluelet dhe është fenomen natyror që mund të verifikohet një herë në 1300 vjet.
Ekspertët thonë se natyrisht këto evente nuk janë të panjohur, por të këtyre dimensioneve konsiderohen gati-gati si folklor nga tregimet e marinarëve, pavarësisht se tashmë janë të dokumentuara dhe të regjistruara të paktën dy të tilla. Janë shumë të rrezikshme këto dallgë gjigante dhe, mbi të gjitha, të papritura, të cilat mund të rezultojnë fatale për çdolloj lundrimi apo për platformat naftënxjerrëse.
Për të gjitha këto arsye, komuniteti shkencor është duke zhvilluar teknologji të avancuara që mund të pozicionohen në mënyrë strategjike nëpër oqeane, pikërisht për të parashikuar dallgët anormale dhe dëmet që mund të shkaktojnë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









