Lajme

A janë ende në Zvicër të detyrueshme maskat në avionë?

Pavarësisht nëse avioni bie nën kategorinë e “transportit publik” në të njëjtin kuptim si trenat dhe autobusët, maskat vazhdojnë të kërkohen në bordin e SWISS dhe Helvetic Airways, njofton albinfo.ch.

Arsyeja, sipas zëdhënësit të SWISS, Michael Stief është se “situata e pandemisë është e ndryshme në mbarë botën. Gjithashtu, kjo masë nuk mund të hiqet në mënyrë të njëanshme nga një vend”.

Zëdhënësi i Helvetic Simon Benz shtoi se “për shumë punonjës dhe pasagjerë, masat mbrojtëse dhe higjienike janë bërë rutinë dhe kontribuojnë në mirëqenien e tyre personale”.

Nga ana tjetër, maskat nuk kërkohen më në aeroportet e Zvicrës. /Albinfo.ch