Kosova
Ramë Lahaj me koncert në Dubai për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Biletat për qytetarët kosovarë dhe atdhetarët, që duan të marrin pjesë në këtë shfaqje kulturore, janë
Ditën e Pavarësisë së Kosovës, disa zyrtarë të institucioneve të Kosovës do ta presin në Dubai. Kjo për faktin se atje po vazhdon prezentimi i Kosovës në ekspozitën botërore “EXPO 2020 DUBAI”, transmeton Albinfo.ch.
E pikërisht për këtë ditë atje do të jetë edhe tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj i cili do të mbajë një koncert në Dubai, ndërsa biletat për qytetarët kosovarë dhe atdhetarët, që duan të marrin pjesë në këtë shfaqje kulturore, janë falas.
Lajmin e ka bërë të ditur, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari – e cila, përmes një postimi në Facebook.
“Për ti dhënë akoma më shumë vlerë kësaj paraqitje, tenori ynë i skenave ndërkombëtare njëherësh dhe Ambasadori i Kulturës, Ramë Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës). Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ‘EXPO 2020 Dubai’ me 17 shkurt 2022”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Poashtu është bërë e ditur se përveç koncertit të Lahajt, në Dubai do të ketë paraqitje skenike edhe Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “Shota”.
“Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA”, mund ti ndiqni prej orës 16:00 ( 13:00 – zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 Shkurt, në Al Was Plaza në Dubai”, bëri të ditur ministrja Hajdari.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









