Lajme
Mesazhet MMS po hiqen gradualisht në Zvicër
Brezi i ri i sotëm mund të mos e dijë as se çfarë është MMS (Shërbimi i Mesazheve Multimediale), por ata prej nesh që kujtojmë fillimin e shekullit të 21-të, e njohim këtë shërbim, i cili është përdorur për të dërguar foto, video, mesazhe zanore dhe dokumente për 20 vjet, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ky shërbim i vjetëruar, sipas standardeve të sotme, po hiqet gradualisht në Zvicër dhe do të pushojë së ekzistuari deri në fund të këtij viti, njoftoi Swisscom.
“MMS ishte një risi e madhe në atë kohë”, tha Swisscom për fillimet e shërbimit më 2002.
Por, gradualisht është uzurpuar nga opsionet më moderne dhe aplikacionet e mesazheve të çastit, si WhatsApp dhe Threema.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












