Lajme
Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të jemi gati
“Nëse Rusia vendos të pushtojë Ukrainën, NATO dhe aleatët do të jenë gati”. Ishte ky mesazhi indirekt i Presidentit Joe Biden dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke treguar solidaritet në mes të tensioneve.
“Nëse Rusia zgjedh të pushtojë Ukrainën, ne jemi bashkërisht gati dhe e gjithë NATO është gati. Kancelari dhe unë diskutuam për bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe zhvilluam një paketë të fortë sanksionesh që do të demonstrojnë qartë vendosmërinë ndërkombëtare. Ato do të vendosen shpejt dhe do të ketë pasoja të rënda nëse Rusia shkel sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin e saj territorial”, u shpreh Biden.
Nëse Moska lëviz drejt Ukrainës, kreu i Shtëpisë së Bardhë u zotua se do të mbyllë një tubacion kryesor të gazit rus për në Gjermani.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












