Lajme
Hyjnë në fuqi rregullat e reja për udhëtimet brenda BE-së
Në bazë të rekomandimit të aprovuar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, duke filluar nga 1 shkurti shtetet anëtare duhet të zbatojnë rregullat e reja për udhëtimet brenda Bashkimit Europian. Sipas këtyre rregullave, certifikatat dixhitale të vaksinimit, që njihen ndryshe si pashaportat COVID, konsiderohen të vlefshme për një periudhë 270 ditësh apo 9 mujash që nga përfundimi i serisë së vaksinimit parësor.
Në terma konkretë, kjo do të thotë se certifikata e vaksinimit konsiderohet e vlefshme për udhëtim 270 ditë pas vaksinimit të dytë (dozës së dytë) kur bëhet për një vaksinë me dy doza, siç është rasti i Pfizer, Moderna. Për një vaksinë me një dozë të vetme, siç është rasti i Johnson & Johnson, kjo do të thotë se vlefshmëria e certifikatës mbulon periudhën prej 270 ditësh nga injektimi i parë dhe i vetëm i vaksinës. Gjithashtu, në përputhje me strategjitë kombëtare të vaksinimit, certifikata e vaksinimit konsiderohet e vlefshme për personat që kanë marrë vaksinën e parë dhe të vetme pasi janë shëruar nga virusi.
Sipas rregullave të reja, shtetet anëtare të BE-së nuk duhet të parashikojnë një periudhë tjetër pranimi për qëllime të udhëtimit brenda Bashkimit Evropian. Komisioneri për drejtësinë, Didier Reynders është shprehur, se do të ketë një rregull në mbarë Bashkimin Europian për pranimin e certifikatave të vaksinimit për serinë parësore të vaksinimit kur përdoren në kontekstin e udhëtimeve ndërkufitare.
Rregullat e reja në nivelin europian vijnë si rrjedhim i ndryshimit të qasjes së Bashkimit Europian për çertifikatat dixhitale COVID në bazë individuale dhe jo në bazë të zonave apo rajoneve gjeografike. Komisioni Europian rekomandon të njëjtën qasje individuale edhe për udhëtimet nga vendet e treta si Shqipëria drejt Bashkimit Europian duke filluar nga 1 marsi. Në javët në vijim, 27 ministrat e çështjeve europiane priten të aprovojnë rekomandimin e Komisionit Europian edhe për udhëtimet drejt Bashkimit Europian.
Rregulla të reja duhet të zbatohen edhe në lidhje me kodifikimin e goditjeve përforcuese në çertifikatë. Sipas rekomandimit të Komisionit Europian në dhjetor, përforcuesit do të regjistrohen si: 3/3 për një dozë përforcuese pas një seri primare vaksinimi me 2 doza; 2/1 për një dozë përforcuese pas një vaksinimi me një dozë ose një dozë të një vaksine me 2 doza të administruara tek një person i shëruar. Sipas Komisionit Europian, certifikatat që janë lëshuar ndryshe përpara atij sqarimi duhet të korrigjohen dhe të lëshohen përsëri, për t’u siguruar që përforcuesit mund të dallohen nga statusi i vaksinimit të plotë. Shtetet anëtare mund të zbatojnë rregulla të ndryshme kur përdorin certifikatën dixhitale të BE-së për COVID në kontekstin e brendshëm, kombëtar./abcnews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” Libri i autores Edona B. Kelmendi, sjell një dëshmi të fortë mbi luftën në Kosovë. Ai... -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













