Lajme
‘Nuk mund të detyrosh 2.5 milionë vetë’, moto e protestuesve anti-vaksinë në Austri
Pakënaqësitë shpërthyen pas vendimit të qeverisë austriake për të vendosur vaksinimin e detyruar nga data 1 shkurt
Rreth 10 mijë persona mbushën rrugët e Vjenës të shtunën, sipas një dëshmitari të Reuters, për të protestuar kundër vendimit të qeverisë austriake për të vendosur vaksinimin e detyruar nga data 1 shkurt, si dhe për masat e tjera anti-Covid në vend.
Protestuesit mbanin në duar pankarta të mëdha, ku shkruhej: “Nuk mund të detyrosh 2,5 milionë vetë”, shifër kjo e raportuar nga autoritetet nëntorin e kaluar për numrin e personave të pavaksinuar në vend.
Kancelari Karl Nehammer deklaroi se masat anti-Covid do të lehtësohen javën e ardhshme, për t’i paraprirë futjes në fuqi të ligjit për vaksinim të detyruar, të miratuar më 27 janar nga Dhoma e Ulët e Parlamentit austriak, të quajtur edhe Këshilli Kombëtar. Ky ishte shteti i parë në Bashkimin Europian që ka marrë këtë masë.
Qeveria e kishte paralajmëruar që në nëntor këtë ligj, për shkak të numrit të madh të personave që nuk kanë pranuar të marrin vaksinën. Fillimisht qeveria tha se të gjithë personat më të mëdhenj se 14 vjeç duhet të vaksinoheshin, por më pas e ndryshoi moshën në mbi 18 vjeç, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Ligji gjithsesi duhet të miratohet edhe në Dhomën e Lartë, Këshillin Federal, e më pas të dekretohet nga presidenti i vendit, Alexander Van der Bellen, hapa që parashikohet të jenë thjesht formalitete.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









