Feja
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër e mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor
Sot, më 23 janar, 2022, në xhaminë e Regensdorfit, në kantonin e Cyrihut, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër i zhvilloi punimet e Kuvendit të rregullt, ku u zgjodh kryetari dhe kryesia e KMSHZ-së, kryetari dhe nënkryetari i kuvendit të KMSHZ-zë, si dhe dy revizorët.
E një rëndësie të veçantë për këtë Kuvend ështw miratimi i tre draft-dokumenteve të përgatitura nga komisioni juridik i KMSHZ-së, edhe atë:
- a) Statuti standard për xhamitë
- b) Rregullorja e punës së imamit dhe
- c) Rregullorja për rendin shtëpiak në xhami.
Më pas, u kalua në zgjedhjen e organeve drejtuese të KMSHZ, të cilën e udhëhoqi komisioni zgjedhor i KMSHZ. Zgjedhja e organeve u bë në mënyrë transparente dhe në përputhje me kodin zgjedhor të KMSHZ. Për kryetar të KMSHZ-së u zgjodh imami i xhamisë El-Hidaje në St.Gallen, Mehas ef. Alija, edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, si dhe kryesia e re e përbërë prej njëmbëdhjetë anëtarëve. E rëndësishme për këtë formacion të kryesisë është zgjedhja e dy grave, si anëtare të kryesisë së KMSHZ. Po ashtu, u zgjodh edhe kryetari dhe nënkryetari i kuvendit të KMSHZ-së.
Në këtë kuvend u miratuan edhe aplikimet e tre xhamive të reja për anëtarësim në KMSHZ, me çka numri i xhamive anëtare të KMSHZ sillet afër 60.
Punimet e kuvendit i shpalli të mbyllura kryetari i deritashëm i kuvendit të KMSHZ, Abdullah Mustafa, i cili i falënderoi kuvendarët për pjesëmarrje në një numër kaq të madh në këtë kuvend, si dhe nikoqirin, imamin dhe kryesinë e xhamisë së Regensdorfit, për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyeshëm të hapësirës së mbajtjes së kuvendit.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











