Lajme
Kush e tradhtoi Anne Frank? Teori e re rreth misterit të Luftës së Dytë Botërore
Pas 6 vjet kërkimesh, një skuadër investigative që analizoi tradhtinë e kryer ndaj Anne Frank prezantoi një teori jo shumë të hulumtuar më parë. Sipas tyre, një noter hebre zbuloi adresën e vendit ku ajo fshihej për t’u mbrojtur nga nazistët.
Hulumtuesit dolën në përfundimin se noteri me emër në Amsterdam, Arnold van den Bergh, u kaloi adresat gjermanëve për të garantuar sigurinë e familjes së tij. Nuk janë gjetur ende prova përfundimtare, por sipas skuadrës, të paktën Otto Frank e ka marrë seriozisht këtë teori.
“Ne kemi mundur të përcaktojmë se kjo letër është shkruar nga makina e shkrimit të Otto Frank. Me gjasa, ka ndodhur në 1957. Ne kemi mundur ta vlerësojmë këtë, pasi e kemi krahasuar me letra të tjera që janë dërguar në atë kohë”, tha hulumtuesi Pieter van Twisk.
Ideja për të studiuar një nga misteret më të njohura të Luftës së Dytë Botërore, duke përdorur metodat moderne të policisë, lindi në vitin 2017. Një skuadër prej 23 personash koleksionoi intervista të reja dhe të vjetra, ditarë, lista adresash dhe dokumente të luftës nga arkivat nëpër botë, për të testuar hipoteza ekzistuese dhe të reja.
Kjo skuadër hetoi që nga i dyshuari i parë, Willem van Maaren, deri te sugjerimet nga autorë të mëvonshëm, si bashkëpunëtori Tonny Ahlers ose tradhtari hebre Ans van Dijk. Gjithashtu, u testua teoria se zbulimi i godinës sekrete ishte një rastësi.
“Kjo është në fakt një teori e re që lidhet me tradhtinë. Një teori e cila njihej, por që kurrë nuk është hulumtuar si duhet. Kjo skuadër bëri kërkimin dhe në këtë drejtim, është një hap i ri sa u përket teorive që flasin për tradhti. Do të na duhet të bëjmë më shumë hulumtime për këtë”, shprehet Ronald Leopold, nga Fondacioni Anne Frank.
Kyçe në këtë teori është një letër anonime që iu dërgua Otto Frank, pak pas luftës. Edhe pse gjurmimi i origjinalit çoi në një qorrsokak, skuadra ia doli të gjente një kopje të bërë nga Frank, në arkivat familjare të një oficeri policie./Euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













