Lajme
Gjermania fut edhe Austrinë si pjesë e listës së vendeve me rrezik nga pandemia
Austria ishte hequr nga lista në dhjetor.
Qeveria gjermane e ka rikthyer Austrinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të përhapjes së Covid-19, për shkak të numrit në rritje të infeksioneve.
Kjo do të thotë se që nga e diela, të nëntë vendet fqinje të Gjermanisë do të jenë tani në listën e paralajmërimeve të udhëtimeve, përcjell Albinfo.ch
Danimarka, Polonia, Republika Çeke, Zvicra, Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda janë përcaktuar prej kohësh si zona me rrezik të lartë nga qeveria federale.
Siç raportin Dpa, kushdo nga këto vende që hyn në Gjermani duhet të qendrojë në karantinë për 10 ditë, përveç rasteve kur janë të vaksinuar kundër Covid-19 ose shëruar nga sëmundja.
Periudha 10-ditore e izolimit mund të hiqet që në ditën e pestë nëse administrohet një test i koronavirusit që rezulton negativ.
Për fëmijët që nuk kanë mbushur ende 6 vjeç, karantina përfundon automatikisht pesë ditë pas hyrjes.
Në total, pothuajse 140 nga rreth 200 vende në botë tani klasifikohen me rrezik të lartë nga Gjermania.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










