Lajme
Kosovarët, të parët ndër shtetasit jashtë BE-së, për bashkim familjar në Gjermani
58,022 shtetas të vendeve të treta janë shpërngulur gjatë vitit të parë të pandemisë në Gjermani për arsye familjare. Rreth dhjetë për qind, nga Kosova
Për të afërmit nga vendet e treta, arsyet familjare ishin shkaku më i shpeshtë i imigrimit në Gjermani në vitin 2020, me 15.9 për qind.
Më së shumti, kanë ardhur nga Kosova.
Kjo del nga një raport i Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (Bamf), i cili do të diskutohet në kabinet këtë të mërkurë dhe është në dispozicion të Agjencisë Gjermane të Shtypit (DPA).
Siç thuhet në Raportin e Migracionit për vitin 2020, 58,022 të ashtuquajtur shtetas të vendeve të treta janë shpërngulur gjatë vitit të parë të pandemisë në Gjermani për arsye familjare.
Me rreth dhjetë për qind, njerëzit nga Kosova përbëjnë grupin më të madh të kësaj kategorie.
Sipas raportit, 29,725 qytetarë nga vendet jo anëtare të BE-së kanë ardhur në Gjermani me qëllim punësimin fitimprurës, ndërsa 17,083 persona nga vendet jashtë BE-së kanë ardhur në Gjermani për të studiuar.
Për shkak të pandemisë së koronës dhe kufizimeve të lidhura me udhëtimin, numri i njerëzve që kanë lëvizur drejt Gjermanisë ishte në përgjithësi dukshëm më i ulët se në vitet e mëparshme, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2020, rreth 220,000 njerëz më shumë janë vendosur në Gjermani sesa janë larguar nga Gjermania.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













