Lajme
Diaspora jonë, urë e fortë e marrëdhënieve Kosovë- Austri
Mesazhi im për 2022 -tën është: Të angazhohemi më tepër të gjithë në avancimin e tërheqjes së investimeve në Kosovë, afirmimin e produkteve kosovare në Austri si dhe forcimin e urave kulturore mes dy vendeve tona, Kosovë dhe Austri.
Pa dyshim që në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, Austria mbetet një ndër partnerët më të fortë dhe të besueshëm që ka Kosova. Njohja e menjëhershme e Kosovës, pas shpalljes së Pavarësisë nga Austria dhe mbështetja e vazhdueshme, bën që kjo lidhje historike të vazhdojë dhe sot. Kjo mbështetet jo vetëm në shkëmbimet diplomatike, por tregon edhe afërsinë dhe miqësinë mes popujve.
Marrëdhëniet diplomatike janë raporte mes popujve apo edhe raporte personale. Si asnjëherë më parë, qytetarët tanë janë integruar mirë në shoqërinë austriake, por edhe në mbarë Evropën. Angazhimi dhe integrimi i shkëlqyeshëm i tyre në jetën e përditshme bën që marrëdhëniet mes vendeve tona të jenë edhe më të thella dhe që Kosova të jetë më afër në rrethet ku ata veprojnë.
Me gjithë pamundësinë e lëvizjes së lirë, mosliberalizimin e vizave të qytetarëve tanë drejt Bashkimit Evropian, mundësitë që ofron diaspora jonë në mbështetje ekonomike dhe sociale bëjnë që Kosova dhe qytetarët tanë të jenë më afër kësaj zone ekonomike. Zhvillimi i hovshëm i potencialeve ekonomike të Kosovës është i vështirë pa angazhimin e diasporës tonë, andaj qëndrueshmëria dhe angazhimi tutje mbetet si një prioritet në avancimin e vendit përpara.
Me gjithë kohën e vështirë gjatë pandemisë, remitencat dhe angazhimi i diasporës tonë për Kosovën kanë qenë përtej çdo parashikimi, andaj edhe për 2022 mesazhi është: Të angazhohemi më tepër të gjithë në avancimin e tërheqjes së investimeve në Kosovë, afirmimin e produkteve kosovare në Austri si dhe forcimin e urave kulturore mes dy vendeve tona, Kosovë dhe Austri.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, me gjithë kapacitetet e saj, do të jetë në shërbim të kësaj kauze dhe qytetarëve të saj.
Më lejoni që për fund t`i uroj gjithë popullit austriak dhe bashkatdhetarëve tanë në Austri festat e fundvitit, shëndet dhe mbarësi për vitin 2022!
Gëzuar!
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











