Lajme
As doza e tretë e vaksinës nuk mjafton pēr t’i dhënë fund pandemisë
Fushatat e dozës përforcuese anti-COVID ka të ngjarë të zgjasin pandeminë në vend që t’i japin fund asaj, paralajmëroi OBSH.
Sipas organizatës, doza përforcuese e vaksinës nuk është “bileta” për të vijuar me grumbullimet për festat e fundvitit.
“Programet për dozat përforcuese ka të ngjarë të zgjasin pandeminë, në vend që t’i japin fund, duke devijuar furnizimin drejt vendeve që tashmë kanë nivele të larta të mbulimit të vaksinimit, duke shtuar mundësitë që virusi apo mutacione të tij të përhapen më lehtësisht,” – deklaroi në një konferencë për shtyp, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Aktualisht, rreth 20% e dozave të vaksinave në botë që injektohen çdo ditë janë doza përforcuese, edhe pse vetëm gjysma e shteteve anëtare të OBSH-së kanë qenë në gjendje të vaksinojnë 40% të popullsisë së tyre dhe gati tre në katër punonjës shëndetësorë në Afrikë mbeten të pavaksinuar.
“Përforcuesit nuk mund të shihen si një biletë për të vazhduar me festimet e planifikuara pa pasur nevojë për masa të tjera paraprake,” – shtoi doktor Ghebreyesus.
Ai tha se furnizimi duhet të jetë i mjaftueshëm për të vaksinuar të gjithë popullsinë globale deri në tremujorin e parë të vitit 2022, por vetëm deri në fund të vitit furnizimi global i vaksinave do të jetë i mjaftueshëm për të dhënë doza përforcuese globalisht.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










