Lajme
Numër rekord i gazetarëve të burgosur gjatë vitit 2021
Numri i gazetarëve të burgosur në mbarë botën shënoi rekord të ri në vitin 2021, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Në raportin e publikuar të enjten bëhet e ditur se 293 gazetarë janë burgosur gjatë këtij viti, për shkak të punës së tyre.
Në vitin 2020, gazetarë të burgosur kanë qenë 280. Është ky viti i gjashtë radhazi që Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve regjistron së paku 250 gazetarë të burgosur.
Për më tepër, sipas organizatës, 19 gazetarë janë vrarë në shenjë hakmarrjeje për punën e tyre deri më 1 dhjetor të këtij viti. Gjatë gjithë vitit 2020, numri i gazetarëve të vrarë ka qenë 22.
18 të tjerë kanë vdekur në rrethana të panjohura dhe është e vështirë të përcaktohet nëse janë vrarë, tha raporti.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se tre gazetarë u vranë gjatë këtij viti teksa raportonin nga zonat e konfliktit, ndërkaq dy të tjerë u vranë gjatë mbulimit të protestave të dhunshme.
Për të tretin vit me radhë, Kina është shteti me më së shumti gazetarë të arrestuar, shtet në të cilin janë të burgosur 50 gazetarë. Në vendin e dytë është Mianmari për shkak të shtypjes së mediave që pasoi puçin ushtarak të shkurtit. Egjipti, Vietnami dhe Bjellorusia gjenden në pesë shtetet me më shumti gazetarë prapa grilave.
Në mesin e shteteve që kanë përmirësim sa i përket burgosjes së gazetarëve është Turqia. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se Turqia ka liruar nga burgu 20 gazetarë gjatë vitit të kaluar, ndërkaq 18 të tjerë vazhdojnë të jenë të burgosur.
Raporti i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se përderisa bota gjatë vitit 2021 po përballet edhe me probleme si pandemia e coronavirusit dhe ndryshimet klimatike, qeveritë represive ishin të vetëdijshme se zemërimi i publikut ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut ishte “zbutur”.
Të dhënat e raportit paraqesin trendin e përgjithshëm të rritjes së intolerancës ndaj raportimit të pavarur.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













