Lajme
NATO paralajmëron Rusinë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i bëri thirrje Rusisë që të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, pasi Moska shtoi praninë e trupave në kufirin mes dy vendeve.
Jens Stoltenberg i bëri deklaratat përkrah kancelarit të ri të Gjermanisë, Olaf Scholz, me të cilin u takua në Bruksel.
“Pozicioni i NATO-s kur bëhet fjalë për Ukrainën mbetet i pandryshuar. Është e drejtë themelore e çdo vendi që të ndjekë shtegun që dëshiron. Kjo është e sanksionuar në shumë dokumente dhe marrëveshje, të nënshkruara edhe nga Rusia dhe që përfshijnë edhe mekanizmin e sigurisë, ku vendet duan të aderojnë”, tha Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Nga ana e saj, Rusia paralajmëroi SHBA-në dhe NATO-n kundër vendosjes së raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në Evropë.
Apeli ka ardhur pas një telefonate mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Joe Biden.
“Përpara se të jetë tepër vonë, ne duhet të shmangim një krizë të re raketash në Evropë. Vendosja e tyre në këtë territor është e papranueshme dhe përshpejton rrugën drejt përballjes”, u shpreh Sergei Ryabkov, zv.ministër i Jashtëm i Rusisë.
Më herët, sipas një njoftimi të Kremlinit, ushtria ruse shoqëroi 5 avionë amerikanë dhe francezë mbi Detin e Zi, për t’i larguar nga hapësira e saj.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














