Lajme
Edhe një shtet evropian e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19
Qeveria e Republikës Çeke ka miratuar një kërkesë për vaksinimin kundër Covid-19 për të gjithë personat mbi moshën 60 vjeç.
Si një nga aktet e fundit të qeverisë në largim, kërkesa do të hyjë në fuqi më 1 mars 2022, sipas një dekreti të Ministrisë së Shëndetësisë çeke të botuar sot në Fletoren Zyrtare.
Vaksinimi do të jetë gjithashtu i detyrueshëm për personelin e kujdesit shëndetësor, infermierët, mjekët, studentët e mjekësisë, oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe ushtarët.
Ende nuk dihet nëse rregullorja do të jetë në zbatim pasi qeveria e re të marrë pushtetin. Përfaqësuesit e koalicionit të ardhshëm pesëpartiak të liberalëve dhe konservatorëve janë shprehur publikisht kundër vaksinimit të detyrueshëm, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Pothuajse gjysmë milioni persona mbi 60 vjeç në Republikën Çeke nuk janë ende të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Mes punëtorëve në shtëpitë e pleqve dhe shërbimet e infermierisë, shkalla e vaksinimit është vetëm 65 për qind.
Përfaqësuesit e mjekëve çekë janë të ndarë kur bëhet fjalë për vaksinimin e detyrueshëm. Ndërsa disa paralajmëruan se do të ishte e vështirë të kontrollohej, të tjerë e mirëpritën këtë vendim.
E-Diaspora
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025” Një storie suksesi nga Suedia ...
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri