Lajme
Në prag festash, Franca mbyll klubet e natës
Nga fundi i kësaj jave, Franca do të mbyllë klubet e natës përpara Krishtlindjeve dhe do të shtrëngojë masat e distancës sociale
Kryeministri, Jean Castex, deklaroi se vendimet për masa të reja vijnë si përgjigje ndaj variantit Omicron.
Siç raporton Reuters, nga e premtja, klubet e natës do të mbyllen për katër javë dhe qeveria gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë vullnetarisht tubimet private dhe profesionale, duke forcuar kërkesat për mbajtjen e maskave në shkolla.
Nga 15 dhjetori, fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç, që janë mbipeshë ose që kanë një gjendje të rëndë shëndetësore, do t’u ofrohet akses në vaksinim. Fëmijët mbi 12 vjeç tashmë mund të vaksinohen.
Castex tha se një valë e pestë e pandemisë tani po përhapet në të gjithë vendin. Por ai thotë se me 52 milionë njerëz të vaksinuar tani, gati 90% e atyre që kualifikohen, situata është më e mirë se në shpërthimet e mëparshme dhe nuk ka nevojë për masa drastike.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, deklaroi se kombinimi i vaksinave përforcuese dhe distancimi social më rigoroz do t’i lejonte Francës të shmangte bllokimet që po vendosen aktualisht në disa vende evropiane.
“Ne duam ta kalojmë këtë valë të pandemisë pa kufizime të reja për të gjithë popullsinë franceze, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo”, tha ai.
Veran tha gjithashtu se Franca kishte identifikuar 25 raste pozitive të variantit Omicron, 21 të importuara nga njerëz që ktheheshin nga Afrika e Jugut dhe pjesa tjetër rezultat i infeksionit lokal.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









