Maqedonia
U gjend trupi i pajetë i udhëtarit të 45-të

Edhe një trup tjetër i pajetë është gjendur gjatë kontrollit shtesë të autobusit me qytetarë të Maqedonisë së Veriut, i cili u aksidentua në autostradën “Struma” në Bullgari më 23 nëntor. Kështu, numri i viktimave në aksidentin tragjik u konfirmua se është 45, siç ishte informuar në fillim.
Lajmin e ka konfirmuar për televizionin bullgar BNR zëvendëskryeprokurori dhe shef i Shërbimit Hetimor Kombëtar të Bullgaisë, Borislav Sarafov.
“Në orën 21.15 të mbrëmjes tragjike, nëpërmjet “Kapitan Andreevo” kanë hyrë 52 pasagjerë, prej tyre 45 i kemi gjetur në autobus, 7 janë në “Pirogov”, fatkeqësisht asnjë më tepër nuk ka shpëtuar”, deklaroi Sarafov.
Ai po ashtu tha se hetuesi dhe prokurori i dërguar në Shkup do të qëndrojnë atje më së voni deri të dielën. Ata duhet të sjellin dokumentacionin në lidhje me autobusin e aksidentuar dhe analizat e ADN-së familjarëve të të vdekurve. Menjëherë pas kësaj do të fillojë identifikimi i viktimave të ngjarjes.
Zëdhënësja e prokurorit kryesor bullgar, Sijka Mileva, deklaroi të enjten se tetë persona i kanë mbijuetuar tragjedisë dhe jo shtatë, siç ishin informatat e para. Këtë e ka thënë një dëshmitar, i cili i ka mbijetuar aksidentit tragjik.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak