Kosova
Akademi Solemne kushtuar 28 Nëntorit dhe përkujtim për atdhetarin Ibrahim Fehmiu
Jo pa qëllim, festojmë Ditën e Flamurit duke përkujtuar atdhetarin, veprimtarin, pishtarin e arsimit kombëtar dhe dijetarin e shquar Ibrahim Fehmiu me kumtesa dhe me nje program festiv
Në emër të Shoqatës së intelektualëve ‘’Jakova’’ me seli ne Gjakovë dhe Shoqatës ‘’GjakovaBasel’’ me seli ne Basel (Zvicër) dhe Gjakovë kemi nderin t’ju ftojmë te merrni pjesë në Akademine Solemne kushtuar 28 Nëntorit, ku përkujtomë mësuesin e popullit, intelektualin e kohës dhe veprimtarin atdhetar IBRAHIM FEHMIU.
Jo pa qëllim, festojmë Ditën e Flamurit duke përkujtuar atdhetarin, veprimtarin, pishtarin e arsimit kombëtar dhe dijetarin e shquar Ibrahim Fehmiu me kumtesa dhe me nje program festiv.
Dita Kombëtare e Flamurit dhe përkujtimi i dijetarit Ibrahim Fehmiu do të realizohet me Akademi të qëlluar për një aktivitet te tillë, ku me respekt dhe nderime çmohet lartë vepra dhe atdhetarizmi i Ibrahim Fehmiut, i cili mbetet shembëlltyrë për idealet kombëtare.
Vendi: Gjakovë, Shkolla e Muzikës “ Prenk Jakova”, e premte 26 nëntor 2021, ora 18:30.
Ju lutem gjeni të bashkangjitur në attach ftesën e ceremonisë së organizuar
Duke ju uruar mirëseardhje, ju dëshirojmë punë të mbarë.
Me respektSkender Nikoliqi Prof.Dr. Ruzhdi SefaGjakovaBasel SHOQATA E INTELEKTUALËVE ‘JAKOVA’
Gempenstrasse 27 http://shi-jakova.org/
CH – 4053 Basel
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Nëntor 2021
- Ora18:30
- LokacioniGjakovë
- Data e përfundimit25 Nëntor 2021 - 17:00
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












