Kosova
Përparim Rama: Do ta ftoj Kurtin në zyrë për planet në Prishtinë
Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një deklaratë për Euronews Albania ka thënë se ““luftën e kam me kaosin urban”, përcjell albinfo.ch.
“Unë e kam cekur që nga fillimi dhe e kam parë këtë garë përtej partive politike, për bashkim të njerëzve të mirë, të njerëzve profesionistë. Luftën e kemi kundër kaosit urban, jo kundër njëri-tjetrit. Kemi jetëshkrime të ndryshme dhe pas një pushimi disaditor duhet t’i përvishemi punës”, deklaroi ai.
Rama nënvizoi se beson se do të ketë bashkëpunim me qeverinë dhe madje do ta ftojë edhe z. Kurti në zyrë për të folur për planet e kryeqytetit.
“Patjetër do të kemi bashkëpunimin të plotë me z Vitia. Ai më ka thirrur dhe më ka uruar fitoren dhe çmoj shumë atë. Ka thënë që do të jetë bashkëpunues me atë që duan qytetarët e Prishtinës. Do të kemi një punë fantastike bashkë me qeverinë. Do ta ftoj zotin Kurti që të jetë mysafir në komunë dhe të bashkëbisedojmë për planet e mëdha që kemi”, deklaroi z. Rama.
Gjatë intervistës, kryetari i zgjedhur u shpreh se e priste fitoren dhe se kishte hyrë në garë për të fituar.
Ai u shpreh se puna e parë që do të bëjë është që të mbledhë stafin e Komunës dhe bisedojmë për misionin e tyre për të transformuar rrënjësisht kryeqytetin, Prishtinën.
Teksa e cilësoi veten dhe punonjësit e Komunës si shërbëtorë të kryeqytetit ai tha se puna e parë e rëndësishme është lirimi i trotuareve që duhet të ndodhë menjëherë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













