Lajme
Zvicra ka porositur 6 milionë doza të vaksinës Novavax
Vaksina Novavax duhet të jetë e disponueshme në Zvicër në janar
Zvicra ka porositur 6 milionë doza Novavax të prodhuar në SHBA në vitin 2020, dhe vaksinat pritet të dorëzohen në fillim të vitit 2022, transmeton albinfo.ch.
Do të jetë vaksina e katërt që do të jetë e disponueshme në Zvicër, pas Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson.
Ndërsa asnjë kërkesë për miratim nuk është dorëzuar ende në organin rregullator Swissmedic, ky proces tashmë është duke vazhduar në BE. Autorizimi zviceran më pas duhet të jepet “menjëherë”, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik.
Ndryshe nga Pfizer, Moderna dhe Johnson, Novavax është një vaksinë e bazuar në proteina që përmban përbërës të virusit për të shkaktuar formimin e antitrupave, ngjashëm me mënyrën se si funksionojnë vaksinat e gripit.
Është rreth 90 për qind efektiv, sipas studimeve klinike të kryera në MB. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










