Kosova
Suedia ndalon hyrjen e qytetarëve të Kosovës deri në vitin 2022
Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 5 nëntor 2021.
Qeveria suedeze ka zgjatur ndalimin e hyrjes në këtë shtet për vendet jashtë Bashkimit Evropian deri më 31 janar 2022. Ky vendim përfshin edhe Kosovën, qytetarët e së cilës muajve të fundit nuk janë lejuar të hyjnë në shtetin skandinav.
Siç thuhet në njoftimin e qeverisë suedeze, transmeton Express, ndalimi i hyrjes në këtë shtet bazohet në një rekomandim të Këshillit të Bashkimit Evropian, që është në fuqi për një kohë të pacaktuar.
Rregullorja përcakton se një shtetas i huaj që udhëton në Suedi nga një vend jashtë BE-së u nënshtrohet ndalesave deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm. Kjo nuk vlen vetëm për ata që bëjnë pjesë te “përjashtimet”, të cilëve për të hyrë në Suedi u duhet gjithsesi testi negativ. Përjashtimet, sipas njoftimeve të qeverisë suedeze, përfshijnë shtetasit e huaj që kanë leje qëndrimi në Suedi, që kanë ndonjë nevojë emergjente, ose që kanë ndonjë funksion në këtë shtet, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkaq, ndalesat për shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian do të shtyhen deri më 30 nëntor të këtij viti.
Shtetasit e BE-së mund të hyjnë në Suedi nëse e paraqesin certifikatën e vaksinimit, një test negativ të kryer në 72 orët e fundit, ose dëshminë se janë shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













